Prishtinë, 26 shkurt 2026 18:32
Kampionia e Kosovës, FC Drita, sonte zhvillon njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.
Gjilanasit do të përballen në udhëtim me NK Celje, në sfidën kthyese të fazës “play-off” të UEFA Europa Conference League, takim që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.
Skuadra kosovare synon përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë, e cila përfundoi 3-2 në favor të ekipit slloven.
Analistët e RTK-së, Jusuf Tortoshi dhe Genc Sermaxhaj, në emisionin kushtuar Ligës së Konferencës, janë shprehur se përballja mes Celjes dhe Dritës pritet të jetë shumë interesante. Sipas tyre, misioni i skuadrës gjilanase në tokën sllovene nuk do të jetë i lehtë, por ata besojnë se Drita ka kapacitet për ta përmbysur rezultatin.
Trajneri i njohur Jusuf Tortoshi është i bindur se Drita do të bëjë paraqitje të mirë në duelin kthyes.
“Celje po shënon shumë gola, u pa edhe në Prishtinë. Në ndeshjen e parë deri në minutën e 10-të Drita luajti shumë mirë, por pësuam gol pasi organizimi i mbrojtës nuk ishte në nivel dhe morëm dy gola. Pjesa e dytë dhe ndërrimet ishin të qëlluar dhe arritëm të shënojmë dy gola. Më pas drita bëri lojë të mirë, dhe të kur gjithë pritshmin golin e Dritës dhe nga një kundërsulme i Cleje-s pësuam edhe golin e tretë. Sonte në Celje Drita nuk çka humb. Duhet nga fillimi të bëjë lojë ofansive, më marr iniciative në terren dhe më e detyrë Celjen mu mbrojte, sepse nuk ka më kalkulime. Unë po përsëris së Drita nuk çka ka humb, duhet ta kërkojë fitoren dhe duhet të luajë pa asnjë ngarkese. Do të jetë një lojë e mirë”, ka pohuar ai.
Optimist për një paraqitje pozitive është shprehur edhe ish-futbollisti i njohur Genc Sermaxhaj.
“Mendoj se Drita ka forcë të rikthej ndeshjen duke e parë ndeshjen e parë. Neve na jep shprese se Drita do të ketë një përparësi në lojën e saj, të jetë më insistuese, më sulmuese dhe të arrijë të shënojë gol”, ka theksuar Sermaxhaj.
“Është e dhimbshme pësimi i golit në minutat e fundit të ndeshjes. Por, nga njëherë mungesa e përvojës së duhur nga disa futbollist dhe nga dëshira e madhe që të fitohet ndeshja pëson gol. Besoj se Drita sonte do të jetë më insistuese dhe se Drita nuk ka çka humb. Drita na ka bërë krenar gjatë këtij sezoni. Edhe nëse sonte humbet nuk është fundit i botës, sepse Drita na bërë krenar gjatë këtij sezoni më paraqitjet e tyre në Evropë”, ka deklaruar Sermaxhaj.
Ndeshja ndërmjet Celjes dhe Dritës nis në orën 18:45.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?