Prishtinë, 22 shkurt 2026 10:07
Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit nga shtetas të Serbisë, të regjistruara më 21 shkurt, në Kamenicë dhe Leposaviq.
Sipas raportit 24-orësh, rasti i parë është regjistruar rreth orës 12:30 në Novosellë të Kamenicës, ku njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas serb, me një pasagjer po ashtu mashkull.
Të dyshuarit dyshohet se kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare. Në automjet janë gjetur katër fellne me goma, pa dokumentacion për prejardhjen e mallit, i cili është dorëzuar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për kundërvajtje për kalim ilegal të kufirit, ndërsa pas intervistimit dhe në konsultim me prokurori.
Rasti i dytë është regjistruar rreth orës 15:15 në Koshuticë të Leposaviqit, ku policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, e drejtuar nga një mashkull shtetas serb, i dyshuar se kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare.
Edhe në këtë rast, i dyshuari pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes