SHBA, 11 Korrik 2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të vendosë një tarifë prej 35% për mallrat kanadeze duke filluar nga 1 gushti, edhe pse të dy vendet janë vetëm disa ditë larg nga një afat i vetëvendosur për të arritur një marrëveshje të re tregtare.
Kjo deklaratë erdhi ndërkohë që Trump gjithashtu kërcënoi me tarifa të përgjithshme prej 15% ose 20% për shumicën e partnerëve tregtarë, dhe tha se së shpejti do ta njoftojë Bashkimin Evropian për një normë të re tarifore mbi mallrat e tij, njofton BBC, transmeton Sinjali.
Trump njoftoi tarifat e fundit ndaj Kanadasë të enjten në një letër të postuar në rrjetet sociale dhe të adresuar për Kryeministrin Mark Carney.
SHBA tashmë ka vendosur një tarifë të përgjithshme prej 25% mbi disa mallra kanadeze, dhe vendi është duke ndier pasojat e tarifave globale të administratës Trump për çelikun, aluminin dhe automjetet.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit