Bruksel, 11 Korrik 2025
Bashkimi Evropian u angazhua të enjten për të rritur mbështetjen financiare dhe politike ndaj Ukrainës gjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, duke shpallur synimin për të mobilizuar deri në 10 miliardë euro (rreth 11.7 miliardë dollarë) në investime të reja për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, prezantuan disa nisma të reja, duke rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për Ukrainën në vitin e katërt të luftës me Rusinë.
Gjatë fjalës së saj në konferencë, von der Leyen njoftoi krijimin e Fondit Kryesor Evropian për Rindërtimin e Ukrainës – një iniciativë investimi e përbashkët me Italinë, Gjermaninë, Francën, Poloninë dhe Bankën Evropiane të Investimeve.
Ky fond synon të nxisë investime të mëdha nga sektori privat në fusha kyçe si energjia, infrastruktura e transportit, lëndët e para dhe industrinë me përdorim të dyfishtë.
“Ne po marrim përsipër të ardhmen e Ukrainës duke përdorur paratë publike për të sjellë investime në shkallë të gjerë nga sektori privat dhe për të ndihmuar në rindërtimin e vendit”, deklaroi von der Leyen.
Ajo theksoi gjithashtu se BE-ja mbetet lider në mbështetjen financiare për Ukrainën, duke theksuar se “vetëm këtë vit, do të mbulojmë 84% të nevojave për financim të jashtëm të Ukrainës.”
Përveç fondit të ri, von der Leyen njoftoi një ndihmë shtesë makrofinanciare prej 1 miliard eurosh, si dhe disbursimin e më shumë se 3 miliardë eurove nga Instrumenti për Ukrainën.
Nga ana e tij, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, vlerësoi përpjekjet e Ukrainës në drejtim të paqes, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse.
Ai theksoi se BE-ja do të vazhdojë të përdorë sanksione, ndihmë mbrojtëse dhe diplomaci për të mbështetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit.
Të dy liderët shprehën mbështetje të fortë për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Costa konfirmoi se Ukraina ka përmbushur kushtet për të hapur grupin e parë të negociatave për anëtarësim, duke bërë thirrje që procesi të vazhdojë pa vonesa.
Ndërkohë, Komisioni Evropian njoftoi përmes një deklarate një paketë shtesë mbështetjeje prej 2.3 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e Ukrainës, që përfshin 1.8 miliardë euro në garanci kredie dhe 580 milionë euro në grante.
Kjo paketë synon të nxisë investime në fusha strategjike si energjia, infrastruktura dhe ndërmarrjet e vogla.

Ushtria amerikane nis një valë sulmesh kundër Iranit pas rrëzimit të helikopterit “Apache”
Van Bremt: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte një “skenar i tmerrshëm” për regjimin e Vuçiçit
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi – ndalon pasagjerët me pasaporta malazeze në aeroportin e Beogradit
Bien çmimet e naftës pasi Izraeli e Libani pajtohen për armëpushim
Hezbollahu pranon planin amerikan për armëpushim me Izraelin
CNN: Irani po kërcënon një tjetër ngushticë jetike që mund t’i trazojë edhe më tej tregun e naftës
Bullgaria në krah të Kosovës për integrimin në BE dhe anëtarësimin në KiE
Gjykata në Prishtinë cakton fillimin e gjykimit në mungesë për Masakrën e Reçakut: Të akuzuar 19 ish-zyrtarë ushtarakë dhe policorë serbë
Dosja e Prokurorisë: Zbulohen detajet se si operonte grupi i shpartalluar kriminal
Haxhiu: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat