Prishtinë 19 Shkurt 2026 14:26
Katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “mashtrim”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, njofton Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një pune operative-hetimore, kanë siguruar prova se të dyshuarit M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh., përmes dokumenteve të falsifikuara përfshirë pasaportë të Serbisë dhe dokumente të tjera si dhe duke paraqitur një person të rremë si person real, kanë arritur të tjetërsojnë përmes noterit një pronë në pronësi të ankuesit M.T., me sipërfaqe prej 36.28 ari, shkruan IndeksOnline.
Sipas hetimeve, të dyshuarit dyshohet se kanë mashtruar edhe blerësin H.M., duke i prezantuar dokumentacion të rregullt për pronën, ndërsa në këmbim kanë përfituar shumën prej 1,578,180 euro.
Me urdhër verbal të prokurorit të rastit, janë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar 9,000 euro para të gatshme, të cilat do të shërbejnë si provë në procedurat e mëtejme.
Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale “mashtrim” (neni 323 i KPRK-së), “falsifikim i dokumenteve” (neni 390 i KPRK-së) dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme” (neni 395 i KPRK-së).
Të njëjtit janë intervistuar sot në cilësinë e të dyshuarve, në prani të avokatëve mbrojtës, dhe pas konsultimit me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgithshëm, janë dërguar në procedurë të mëtejme.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes