Prishtinë, 10 Korrik 2025
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka nisur hetimet për çështjen e kontratës për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Në një përgjigje për KOHËN, Prokuroria Speciale ka thënë se nuk ka kompetencë të vlerësojë apo miratojë ndonjë projekt infrastrukturor, por se e ka për detyrë të veprojë kur ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike.
“Prokuroria Speciale nuk e ka në kompentencë të vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, por theksojmë se roli i PS-së është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike. PS-ja, nëpërmjet pesë prokurorëve të angazhuar, i ka aktualisht në trajtim afër 2 mijë kontrata një burimore.
Bazuar në këtë, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet lidhur me rastin, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
Ky hetim nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet në përgjigjen e kësaj Prokurorie të enjten pasdite, pas raportimeve se ajo po e heton ndërtimin e dy urave të reja.
Më 1 korrik, u vunë gurthemelet e dy urave të reja që lidhin qytetin e Mitrovicës.
Ndërtimi i tyre u nis pas memorandumit të bashkëpunimit për mbështetje të projekteve infrastrukturore mes komunave dhe ministrisë.
Urat e reja po ndërtohen pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e urës për komunikacion në korrik të vitit të kaluar, por kjo nuk është bërë ende. Paralajmërimi pati nxitur reagim ndërkombëtar.

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale
Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Policia: Krimet e luftës të raportohen vetëm te Drejtoria për Hetim
Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, V.M. dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq
Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës
Kosova e mbyll me fitore Kampionatin Ballkanik U17, mposht Moldavinë në tre sete
Boksieri shqiptar përballet sonte me Anthony Joshuan