Gjykata Kushtetuese e miraton skemën e re pensionale – nuk ka shkelje të Kushtetutës
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti nuk bie ndesh me Kushtetutën, edhe pse ishte kontestuar nga Avokati i Popullit.
Çështjet e ngritura nga Avokati i Popullit:
-
Dyshohej për trajtimin e pabarabartë dhe diskriminim,
-
përjashtimin e personave që nuk kanë arritur 15 vjet stazh për shkak të largimit të dhunshëm nga puna gjatë viteve 1989–1999,
-
si dhe për krijimin e një skeme të re pensionale.
Çfarë parashikon ligji i ri:
Personat që:
-
janë shtetas të Kosovës,
-
kanë mbushur moshën 65 vjeç,
-
kanë dëshmi për pagesën e kontributeve para 1 janarit 1999,
-
dhe janë larguar nga puna pas 1 janarit 1989 për shkak të masave të dhunshme,
mund të përfitojnë pensionin parcial kontribut-pagues, nëse periudha e kontributeve së bashku me periudhën e pas largimit arrin në 15 vjet.
Vendimi i Gjykatës: Ligji nuk diskriminon, përfshin të gjithë të larguarit dhunshëm nga puna dhe përfaqëson një balancë të drejtë mes interesit publik dhe të drejtave themelore të individit.
Pritet që nga kjo skemë të përfitojnë rreth 70,000 persona, ndërsa kostoja vjetore për buxhetin parashikohet të jetë rreth 60 milionë euro.
Skema e re synon të korrigjojë padrejtësitë ndaj atyre që janë përjashtuar padrejtësisht nga sistemi i mëparshëm pensional.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit