Prishtinë, 15 shkurt 2026 15:36
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch e konsideron absurde kërkesën e Prokurorisë për dënim me burgim nga 45 vjet për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai thotë se nuk ka prova që argumentojnë pretendimet e ZPS-së për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në një intervistë për KosovaPress, nga Haga, Bosch thekson që pret nga trupi gjykues të shpallë të pafajshëm dhe t’i lirojë në mungesë provash.
Të hënën kanë filluar parashtrimet përfundimtare në procesin më të madh gjyqësor në Speciale.
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se nuk është e vërtetë që Ushtria Çlirimtare ka qenë kriminale, në të kundërtën shton se nuk do të bashkëpunonte NATO.
“45 vite dënim me burg bazuar në çfarë? Dua të them, më vjen shumë keq. Nuk mund ta kuptoj fare sepse, siç e dini, ky proces po zgjat prej mjaft kohësh dhe ka pasur shumë dëshmitarë, e shumë prej tyre e kanë minuar vërtet atë që thoshte prokuroria. Ata ende thonë se UÇK-ja ishte një organizatë kriminale, gjë që nuk është e vërtetë dhe është vërtetuar se nuk është e vërtetë. Nuk ishte organizatë kriminale sepse unë vetë kam qenë i përfshirë personalisht në vitin 1999 me qeverinë holandeze dhe NATO. Dhe natyrisht, ne e dinim që po përdornim UÇK-në si trupa të NATO-s në terren”, tha Bosch.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim