Prishtinë 04 shkurt 2026 13:19
Tek ura e re për këmbësorë në Mitrovicë u vendos pllakë përkujtimore në nderim të viktimave të Natës së Tmerrit. Kjo pllakë shënon 26-vjetorin e ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të viti 2000.
Në atë periudhë, përmes një aksioni të organizuar nga policia serbe dhe grupi paraushtarak “Rojet e urës”, u krye spastrim etnik në zonën veriore të Mitrovicës, duke dëbuar dhunshëm mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre në jug të lumit Ibër
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci tha se kjo pllakë shërben si simbol kujtese dhe nderimi për viktimat, si dhe si dëshmi e vuajtjeve dhe padrejtësive të përjetuara.
“Ne e pamë të rrugës që në kujtim të tyre të shpalosim këtë pllakë, për shkak se duhet të jetë e paharruar sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve shqiptarë edhe pas çlirimit të Kosovës dhe prezencës së KFOR-it në Kosovë. Ata u vranë, civilë të pafajshëm, dhe fatkeqësisht edhe ato dy netë të pambrojtur, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe ishin rikthyer në shtëpitë, dhe prinat e tyre”, tha ai.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000