Mitrovicë Veriore 10 korrik 2025
Lista Serbe nisi një peticion kundër ndërtimit të dy urave të reja midis Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore. Peticioni, gjoja u nis për të treguar vullnetin dhe qëndrimin e popullsisë shumicë në veri. Megjithatë, situata nuk është tamam kështu, pasi “vullneti i qytetarëve” u përdor për qëllime elektorale, sepse jo vetëm që u nis në mes të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të planifikuara për 12 tetor në Kosovë, por thjeshtë sipas bashkëbiseduesëve të portalit “Veritas.Info”, u përdor si një matje e numrit të votuesve, dhe si një çështje disiplinimi elektorati.
Milija Bishevac, kryetar i partisë Lëvizja Popullore Serbe, u shpreh se nënshkruesit e peticionit janë vetëm pengje të retorika politike të listës Serbe. “Sa i përket peticionit që u organizua nga Lista Serbe në të njëjtën kohë, unë e shoh atë kryesisht si një instrument për të vënë në pikëpyetje dhe mobilizuar elektoratin e vet. Nënshkrimi i peticionit duket më shumë si një metodë e numërimit të votuesve parazgjedhorë sesa një rezistencë politike. Në fund, qytetarët e Mitrovicës bëhen përsëri pengje të lëvizjeve simbolike dhe ekzagjerimit politik, ndërsa çështjet thelbësore mbeten të pazgjidhura’, tha Bishevac.
Në anën tjetër, ka edhe nga ata që u detyruan apo që e kishin të imponuar nënshkrimin e peticionit, e që të tillët janë qytetarë të punësuar në institucione paralele të serbisë, apo që në çfarëdo forme marrin të ardhura nga Serbia.
Një ndër ta është edhe punëtori arsimor Dejan Miloviq, i cili u shpreh se ai këtë peticion nënshkroi për arsyen e vetme se drejtori ia kërkoi. “Drejtpërdrejtë ishte kërkesë e drejtorit që të dal tek tenda dhe të nënshkruaj. Nuk është se do ta bëja me vullnetin tim, sepse nuk besoj se kjo do të sjell ndonjë ndryshim” tha Miloviq.

Nënshkruesit e peticionit, të cilët donin të mbeteshin anonimë për portalin tonë, thonë se e morën ftesa nga drejtorët e kompanive publike. “Është një nënshkrim kolektiv që i ngjan shumë votimit kolektiv që përdor kjo parti. Jemi të vetëdijshëm se ky veprim nuk mund ta ndalojë ndërtimin e urave, por se duhet të nënshkruajnë sepse u ftuam nga drejtorët kompetentë”, tha 48 vjecari B.J, i cili kërkoi që të mbetët anonim.
Në anën tjetër, Lista Serbe pretendon se janë mbledhur 3,628 nënshkrime. Ky numër tregon se veprime të ngjashme, siç është iniciativa për zëvendësimin e kryetarve të komunave e që është kryer në mënyrë identike. Është interesante që iniciativa e mëparshme nuk u zbatua deri në fund, më saktë, nuk u vu në referendum, kështu që mund të thuhet me siguri se ishte e pasuksesshme. Nënshkruesit e peticionit janë kryesisht njerëz që kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i Kosovës, kurse punimet për ndërtimin e urave po vazhdojnë pa probleme dhe me intensitet të plotë.
