Prishtinë, 11.06.2025
Burimi: Insajderi
Polici Mirsad Kryeziu ka deklaruar se armët që grupi terrorist në Banjskë i ka përdorur kundër Policisë së Kosovës mund të organizohen vetëm nga struktura ushtarake. Ai thekson se këtë e bazon në përvojën e tij të gjatë të
“Armët që janë përdorur kanë qenë armë prej artilerisë së lehtë e deri tek më e rënda. Po e them se të gjitha armët që sulmohen dhe përdoren nga një organizim që këtë e them me plot besim, janë organizuar vetëm nga struktura ushtarake. Nga përvoja ime e punës dhe luftës i njoh të gjitha llojet e armëve, funksionin dhe përdorimin e tyre”, ka deklaruar Kryeziu.
Ai theksoi gjithashtu se terroristët kanë qenë një grup i strukturuar dhe i dirigjuar drejtpërdrejt nga struktura ushtarake. Sipas tij, përgatitjet, mënyra e organizimit dhe zgjedhja e kohës së sulmit e dëshmojnë këtë.
Kryeziu shton se zgjedhja e lokacionit dhe taktikat e përdorura dëshmojnë një përgatitje të nivelit ushtarak.
“Pse është ky pozicion? Sepse ky grup ka qenë i strukturuar mirë dhe i dirigjuar mirë nga struktura ushtarake. Pozicioni i tyre ka qenë jashtëzakonisht i përshtatshëm për sulmim të policisë. Për këtë e kanë zgjedhur Banjskën dhe Manastirin, që kishte pelegrinë atë ditë, duke i përdorur edhe ata, duke u vendosur në pozita të mira dhe të favorshme. Është e qartë se ata ishin të strukturuar mirë, që nëse nuk kanë sukses, të mund të largohen. Njerëzit që nuk i njohin strukturat ushtarake, do të përdornin tjetër pozicion”, ka përfunduar ai.

Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Policia: Krimet e luftës të raportohen vetëm te Drejtoria për Hetim
Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, V.M. dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq
Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës
Haxhiu: Nuk lejojmë gjyqtarë dhe prokurorë nën urdhrat e Serbisë
Haxhiu: Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës në institucionet e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale