Prishtinë, 13 shkurt 2026 19:33
Prishtinë – Në seancën e së premtes ndaj të akuzuarëve D.B dhe E.B të akuzuar për thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad, pas kërkesës së të akuzuarit E.B është mbyllur pjesërisht seanca për publikun.
I akuzuari E.B tha se kërkon që të mbyllet seanca për publikun pasi ai dhe familja e tij po ndihen të rrezikuar nga komentet e kërcënuese, fyese, tmerruese në rrjete sociale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, mbrojtësi i tij, avokati Zijadin Spahiu tha se bazuar në dispozitat ligjore kërkojnë që të përjashtohet publiku nga seanca e sotme e gjithashtu edhe në seancat e radhës.
Lidhur me këtë propozim të mbrojtjes, prokurorja e rastit, Fikrije Fejzullahu konsideroj se kërkesa e mbrojtjes është e pambështetur nga prova të pamjaftueshme dhe konkrete dhe se kërcënimet përmes rrjeteve sociale nuk është pengesë për mbajtje të shqyrtimit gjyqësor të hapur.
Këtë propozim të mbrojtjes, gjykata e aprovoi pjesërisht duke kufizuar mediat në marrjen e pamjeve dhe të raportohet vetëm me iniciale.
Seanca vazhdoi me dhënien e fjalës përfundimtare, ku prokurorja Fejzullahu tha se në bazë të provave që do të administrohen, rezulton se përmbajtja në parim e të gjitha komunikimeve të të akuzuarëve janë me ideologji radikale shumë të rrezikshme dhe dukshëm mbështet luftën në ISIS.
Mbrojtësi i të akuzuarit D.B, avokati Zijadin Shala tha se i mbrojturi i tij ndoshta ka bërë lëvizje verbale por që të njëjtat do të duhej të trajtoheshin si prishje e rendit të qetësisë publike dhe se i mbrojturi i tij nuk e ka konsumuar veprën penale për të cilën akuzohet.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit E.B, avokati Zenel Shala, tha se e kundërshton aktakuzën dhe se prokuroria me asnjë provë materiale nuk ka mundur ta dëshmojë faktin se i mbrojturi i tij ka bërë veprime inkriminuese të cilat mund të konsiderohen si vepër penale.
Seanca vazhdoi me administrimin e provave, ku prokurorja Fjezullahu tha se meqenëse nuk ka dëshmitar në këtë procedurë, i propozoj provat sipas aktakuzës.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit