Prishtinë, 12 shkurt 2026 18:29
Mbrëmja e madhe e boksit në Lahr po afrohet, ndërsa përpara duelit të 14 shkurtit, vëmendja zhvendoset te konferenca zyrtare për media, e cila i paraprin sfidës për titullin evropian.
Labinot Xhoxhaj, kampion i Evropës në versionin EBU, të shtunën mbrëma, do të dalë për herë të dytë në mbrojtje të titullit, në një duel që pritet të jetë i fortë dhe emocional për publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Përballë tij qëndron Pezhman Seifkhani, një boksier ambicioz që vjen me synimin për ta rrëzuar kampionin në tokën gjermane.
Toklir Xhoxhaj, menaxheri i boksierit tonë, shpalosi përgatitjet dhe besimin e plotë te kampionit.
“E kam të qartë nuk pranojë rezultat tjetër përveç fitores dhe hyjmë me ambicie për fitore. Do të një meç, një mbrëmje e madhe e boksit”, tha trajneri Xhoxhaj.
“Fitoret flasin për Labinoti, i cili nuk ka asnjë humbje. Labinoti është shumë i disiplinuar. Është i uritur për fitore, është i koncentruar vetëm për sport”, ka theksuar strategu Xhoxhaj.
Ndërkaq, boksieri Labinot Xhoxhaj, kampion evropian EBU, theksojë përgjegjësinë e mbrojtjes së titullit dhe gatishmërinë për duel.
“Ju përshëndes të gjithë që më keni mbështetur gjithë kohën. Siç e dini ju jam një boksier për të shkruar historinë, por jo boksier për më marr parë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, dhe presë që të shtunën të tregojë planin tonë”, tha boksieri Xhoxhaj.
Ndërkohë, kundërshtari i Xhoxhajt, Pezhman Seifkhani, tha se është i përgatitur mjaft mirë për duelin e të shtunës.
“Plani është që të ndeshem. Jam përgatitë shumë mirë, jemi stërvitur më shumë se më parë. Jemi në disponim të mirë. E njoh Labinotin, është djalë i mirë dhe boksier i mirë”, theksoi ai.
Kjo konferencë shënon hapin e fundit para natës së madhe të boksit në Lahr, një duel që vendos shumë në lojë dhe që mban peshën e titullit evropian.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit