Prishtinë 12 shtator 2026 14:15
(E plotësuar) Skitarja kosovare Kiana Kryeziu mori pjesë në disiplinën e skijimit alpik – Super G për femra, në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Gara pati 43 pjesëmarrëse dhe konsiderohet një nga disiplinat më sfiduese të sporteve dimërore.
Kiana Kryeziu u përball me elitën botërore të skijimit alpik, por fatkeqësisht doli jashtë shtegut, një situatë që përjetuan edhe shumë nga garueset e tjera.
Fituesja e garës u bë skitarja italiane Federica Brignone me kohë 1:23.41, e ndjekur nga francezja Romane Miradoli me +0.41 sekonda diferencë dhe C. Huetter me +0.52. Tabela e pjesës së parë të renditjes është si vijon:
Federica Brignone (Italia) – 1:23.41
Romane Miradoli (Francë) +0.41
C. Huetter +0.52
C. Cerutti +1.03
A. Robinson +1.03
RTK do të vazhdojë të sjellë nga afër emocionet dhe rezultatet e skitarëve kosovarë dhe të garuesve të tjerë deri në përfundim të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.Kiana gati për garën në skijimin alpik, Super G, në ‘Milano-Cortina’
(E plotësuar, 12:10)Skitarja Kiana Kryeziu që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, pas pak çastesh do të nis garën në disiplinën e skijimit alpik, Super G (femrat.
Kryeziu po përballet me eliten botërore të skijimit alpik, në një pjesëmarrje me 43 skitare, në një nga disiplinat më sfiduese të sporteve dimërore.
Në këtë garë sot paraqiten 43 sportiste nga shumë shtete pjesëmarrëse në këto gara, në Lojërat Olimpike Dimërore. Kiana Kryeziu, është e parafundit, e 42 me radhë.
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, janë dy skitarët tanë, që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), si transmetues ekskluziv për territorin e Kosovës, transmeton edhe këtë garë olimpike në “Milano-Cortina 2026”.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit