Bbeograd, 09 Korrik 2025
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, po vazhdon përpjekjet për trajtimin institucional dhe të drejtë të rastit të shtetasit kosovar, Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025.
Sipas njoftimit të MPJD-së dhe Zyrës Ndërlidhëse, të mërkurën, është konfirmuar zyrtarisht nga avokati mbrojtës i Spahiut se Gjykata e Lartë në Suboticë ka vendosur zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj tij edhe për 30 ditë të tjera.
Në njoftim tutje thuhet se Prokuroria e Lartë e Suboticës ka iniciuar procedurë penale ndaj Spahiu me pretendimin e përfshirjes së tij në rastin e Banjskës. Megjithatë, sipas mbrojtjes ligjore, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë konkrete apo e besueshme që do të rëndonte pozitën ligjore të tij. Avokati ka dorëzuar në gjykatë dokumentacionin përkatës nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe dëshmi se Spahiu ka dalë nga shërbimi në Policinë e Kosovës shumë kohë përpara ngjarjes së përmendur.
Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar gjithashtu se ka komunikuar me familjarët e Spahiut, përfshirë bashkëshorten e tij, të cilët janë informuar për vendimin e fundit të gjykatës. Familjarët pritet të vizitojnë Spahiun të enjten, më 10 korrik, në Suboticë dhe planifikojnë të ndalen edhe në Beograd për një takim me përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse.
Për të siguruar një kontakt të drejtpërdrejtë me të ndaluarin, Zyra Ndërlidhëse ka paraqitur kërkesë zyrtare për lejimin e një vizite institucionale te Spahiu, e cila pritet të miratohet brenda javës apo në fillim të javës së ardhshme.
MPJD thekson se përmes Zyrës së saj në Serbi, mbetet e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme dhe transparente në komunikim me familjen e Spahiut dhe me institucionet ndërkombëtare, duke theksuar përkushtimin për respektimin e të drejtave të tij dhe zbatimin e plotë të normave të të drejtës ndërkombëtare, në përputhje me obligimet që rrjedhin nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Zhvillimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë të komunikohen me opinionin publik në mënyrë të rregullt dhe transparente, thuhet nga MPJD.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve