Prishtinë, 11 shkurt 2026 10:56
Kupa e Kosovës në futboll vjen sot me dy ndeshje në kuadër të fazës së 1/8 së finales.
Vëmendja do të jetë në Klinë dhe në Prishtinë, aty ku priten përballje mjaft interesante dhe me rivalitet të lartë.
Në Klinë, Dukagjini do të luajë para tifozëve të vet ndaj Prishtinës së Re, në një sfidë që nis nga ora 13:00. Të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në çerekfinale dhe pritet një duel i luftuar deri në fund.
Ndërkohë, në kryeqytet zhvillohet ndeshja kryesore e këtij rrethi. Nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina përballet me Ballkanin.
Dy prej skuadrave më të forta në vend do të kërkojnë fitoren dhe kalimin tutje, në një përballje që premton spektakël dhe emocione për tifozët.
Kupa e Kosovës do të vazhdojë edhe nesër (e enjte), kur në program janë edhe tri ndeshje të tjera të fazës së 1/8 së finales.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit