Prishtinë 11 Shtator 2026 10:24
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, pasi kishte rënë në një pus (bunar) që ndodhet në oborrin e shkollës së fshatit.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10.02.2026, rreth orës 20:40, kur është pranuar informata se një mashkull, 59 vjeç, kishte rënë në pus.
“Njësitë relevante policore, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull Kosovar”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe mbetet në procedurë hetimore

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit