Prishtinë, 09 Korrik 2025
Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati, ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit.
“Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë. Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike. Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj” shkruan Murati raporton.
Reagimi i plotë:
Banka Botërore e largon Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti.
Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë.
Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike.
Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj.
Njëkohësisht, kjo dëshmon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore, por edhe koordinimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve vendore si MFPT dhe BQK.
Patjetër që falënderim i veçantë shkon për të gjithë që janë angazhuar drejt kësaj arritjeje.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit