Prishtinë, 10 shkurt 2026 08:07
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij për të hapur rrugën drejt rizgjedhjes, duke nisur zyrtarisht procesin zgjedhor që do të përfundojë më 15 mars, bëri të ditur klubi të hënën. Dorëheqja vjen në përputhje me statutet e klubit, ndërsa nënkryetari Rafa Yuste do të ushtrojë detyrën e presidentit të përkohshëm deri në përfundimin e zgjedhjeve raporton Reuters.
Laporta, i cili mori drejtimin e klubit në mars 2021 pasi fitoi 54% të votave, synon të rikthehet në detyrë më 1 korrik dhe konsiderohet favorit përballë rivalit të tij të hershëm Victor Font. Në garë kanë konfirmuar gjithashtu kandidaturën ish-drejtuesi i klubit Xavier Vilajoana dhe ekonomisti Marc Ciria. “Zgjedhjet do të mbahen në disa qendra votimi për të rritur pjesëmarrjen”, njoftoi Barcelona në një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar se votimi me postë nuk do të lejohet kësaj radhe.
Mandati i fundit i Laportës ka përfshirë një periudhë të trazuar dhe transformuese për Barcelonën, nga largimi i Lionel Messit deri te rikthimi në majat e futbollit spanjoll dhe një gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Rikthimi në Camp Nou pas rinovimeve dhe puna e trajnerit Hansi Flick, së bashku me shpërthimin e talenteve si 18-vjeçari Lamine Yamal, kanë krijuar një ndjenjë të re optimizmi rreth klubit katalanas.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit