11 Qershor 2025
Burimi REL
Ish-pjesëtari i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është njëri nga një numër oficerësh policie ose ish-punonjësish që kanë qenë prapa grilave në Serbi, shkruan Radio Evropa e Lirë (REL). Spahiu u ndalua më 7 qershor në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi dhe iu caktua një muaj paraburgim me dyshimin për kryerjen e një vrasjeje të rëndë. Akuzat kundër Spahiut i referohen një ngjarjeje në Banjskë në veri të Kosovës, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në shtator 2023. Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më e poashtu edhe tre sulmues serbë.
Përpara tij, në Serbi u arrestuan disa oficerë policie ose ish-oficerë të policisë së Kosovës me kombësi shqiptare dhe serbe. Midis tyre ishte edhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Janković. Ai u ndalua në pikën kufitare të Jarinjës për “shkelje të rendit kushtetues të Serbisë”, siç njoftuan autoritetet e Kosovës, shkruan RSE. Pas arrestimit të Jankoviqit, Presidentja e Parlamentit serb, Ana Brnabiq, e pyetur nga RSE për këtë rast, tha se supozonte “se njerëzit më në fund iu përgjigjën thirrjeve” për të mbrojtur rendin kushtetues të Serbisë, duke iu referuar policisë dhe prokurorisë.
Pastaj tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan më 14 qershor 2023. Sipas autoriteteve në Beograd, oficerët e policisë u arrestuan më shumë se një kilometër thellë në territorin e Serbisë, ndërsa Prishtina pretendoi se ata u rrëmbyen në territorin e Kosovës gjatë një patrullimi kufitar. Ata u liruan më 26 qershor me vendim të gjykatës për t’u mbrojtur në liri. Dy vende, anëtare të KUINT-it – Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe – kërkuan lirimin e menjëhershëm të oficerëve të policisë së Kosovës.
Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dragan Nikolić, u arrestua në prill 2023 në Beograd. Siç tha në atë kohë avokati i tij Ivan Ninić, ai dyshohej në Serbi për thirrje për një “ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues” si anëtar i një grupi kriminal nga veriu i Kosovës. Në kallëzimin penal, thuhej se anëtarët e grupit kërcënuan “rendin kushtetues dhe sigurinë e Serbisë” dhe bënë thirrje për një “ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues” duke mbledhur të dhëna mbi qytetarët nga Veriu i Kosovës dhe duke i dorëzuar ato strukturave të sigurisë në Pristinë, shkruan REL. Ai u lirua më 25 maj për shkak të asaj që avokati i tij e quajti mungesë provash. Nikolić, i cili u arrestua në Jarinje, i mohoi akuzat.
Në fund të marsit 2012, dy oficerë policie të Kosovës, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u arrestuan në pikën kufitare të Merdares. Presidenca e Kosovës njoftoi se arrestimi i anëtarëve të Policisë së Kosovës në detyrë është një sulm ndaj “integritetit institucional dhe territorial të Kosovës”. Oficerët u liruan pas 48 orësh ndalimi.
Në maj të vitit 2025, policia serbe lëshoi një urdhër arresti për një oficer policie të Kosovës pas një incidenti në veri të Mitrovicës, gjatë festimit të një grupi të maturantësh nga komuniteti serb. U njoftua se Dylot Brahimi do të arrestohet kur të jetë në dispozicion të policisë serbe, “pa parashkrim kurdo herë që të jetë e mundur”.
