Prishtinë, 5 shkurt 2026 08:10
Britma, ngufatje dhe konvulsione! Në marsin e vitit 1990, shkollat e Kosovës u kthyen në skena tmerri. Ajo që nisi si një ditë e zakonshme mësimi, u shndërrua në një nga krimet më çnjerëzore të aparatit gjenocidial serb kundër nxënësve shqiptarë.
Përdorimi i Gazit Luftarak- Sarin!
Edhe pse regjimi i asaj kohe tentoi me çdo kusht ta fshehë këtë krim, faktet dhe dëshmitë janë të pakontestueshme.
Dokumentari “Britma e Helmimit” sjell dëshmi rrëqethëse se si Serbia zbatoi një plan të mirëmenduar duke përdorur substanca kimike vdekjeprurëse.
Profesionistët shëndetësorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, nën presion të vazhdueshëm dhe rrezik për jetën, arritën të mbledhin prova që tronditën botën. Pyetja që merr përgjigje është: Si u zbulua përdorimi i SARIN-it — një prej helmeve më vdekjeprurëse në botë — mbi fëmijët shqiptar?
Të dhënat statistikore pasqyrojnë shtrirjen alarmante të këtij operacioni:
7,528 të helmuar: Nxënës, mësimdhënës dhe punëtorë (përfshirë ndërmarrjet prodhuese).
Shtrirja gjeografike: Sulmet prekën 20 nga 28 komunat e Kosovës (71% e territorit).
Kohëzgjatja: Intensiteti nisi më 23 mars 1990 dhe tmerri vazhdoi deri në dhjetor të po atij viti.
Rrëfime ekskluzive nga dëshmitarët okularë dhe vetë nxënësit që i mbijetuan helmimit.
Dëshmi mjekësore të profesionistëve që dokumentuan llojin e helmit.
Dokumente të fshehura që vërtetojnë orkestrimin e këtij krimi nga aparati shtetëror serb.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi