Mitrovicë, 4 shkurt 2026 15:22
Mitrovica pritet të hyjë në një fazë të re zhvillimi mjedisor, pasi këtë vit nis realizimi i projektit më të madh investiv të pasluftës në këtë qytet. Bëhet fjalë për projektin “Impianti i Trajtimit të Ujërave të Zeza”, me vlerë rreth 40 milionë euro, i cili pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbrojtjen e mjedisit, përcjell Veritasinfo.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se projekti do të fillojë gjatë këtij viti, duke e cilësuar atë si një investim historik për qytetin. “Këtë vit fillon projekti më i madh investiv në Mitrovicën e pasluftës”, ka theksuar Peci, duke nënvizuar rëndësinë strategjike që ky impiant ka për të ardhmen e qytetit.
Sipas tij, ndërtimi i impiantit do të ndikojë drejtpërdrejt në pastrimin e lumenjve të Mitrovicës. “Lumenjtë e qytetit do të jenë të pastër”, ka deklaruar kryetari, duke shtuar se ky projekt është një hap konkret drejt një Mitrovice më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi