Prishtinë 04 shkurt 2026 14:48
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025, Salla e Lindjes dhe Reparti i Gjinekologjisë kanë funksionuar normalisht, duke përballuar një ngarkesë të lartë pune dhe fluks të vazhdueshëm të pacienteve.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe në sallën e lindjes janë realizuar gjithsej 1 539 lindje, nga të cilat kanë ardhur në jetë 1 550 foshnje.
Prej tyre, 1 027 lindje kanë qenë normale, ndërsa 512 janë kryer me prerje cezariane. Po ashtu, gjatë vitit raportues janë realizuar 121 operacione të ndryshme gjinekologjike.
Në Repartin e Gjinekologjisë janë regjistruar 3 742 pranime dhe 5 674 vizita, çka dëshmon për një qarkullim të vazhdueshëm të pacienteve. Gjatë kësaj periudhe, 59 raste janë referuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Nga spitali bëhet e ditur se gjatë vitit janë kryer edhe 218 transfuzione gjaku, duke reflektuar menaxhimin e rasteve klinikisht të komplikuara.
Po ashtu, në repart janë realizuar gjithsej 612 procedura dhe trajtime për patologji të ndryshme gjinekologjike, të cilat kanë përfshirë ndërhyrje diagnostike dhe terapeutike.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi