Prishtinë 04 shkurt 2026 08:08
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka deklaruar se institucionet korrektuese në vend ndodhen në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Burgut të Gjilanit nga shteti danez.
Në Debat Plus, Dibrani bëri të ditur se tashmë ka përfunduar faza e parë e trajnimit të stafit korrektues, ndërsa një grup tjetër pritet të dërgohet për trajnim në Danimarkë, në përputhje me sistemin dhe rregullat e funksionimit të burgjeve daneze.
Ai ka theksuar se menaxhimi i burgut në Gjilan do të realizohet përmes një bashkëqeverisjeje ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës. Sipas tij, rreth 220 oficerë korrektues do të jenë nga Kosova, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të përbëhet nga personel danez.
“Jemi në fazën e fundit. Grupi i parë i trajnimit të stafit veç ka përfunduar. Pritet që grupi tjetër të filloj trajnim në Danimarkës, sipas sistemit dhe rendit shtëpiak danez atje. Dhe kështu prilli i viti 2027, do jetë muaji kur pritet të vendosen të burgosurit e parë. Atje do të jetë një bashkëqeverisje 220 oficerë korrektues do të jenë kosovar, pjesa tjerë e stafit do të jenë danez. Guvernatori do të jetë danez, drejtori do të jetë shqiptar”, ka thënë Dibrani.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi