Prishtinë 03 Shkurt 2026 17:05
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me ngjarjen tragjike të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 kur në Mitrovicë ishin vrarë dhe plagosur dhjetëra qytetarë. Kurti shkruan se kjo ishte bërë nga shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paraushtarak e kriminal “Rojet e Urës”, shkruan Gazeta Express.
“26 vite më parë, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paraushtarak kriminal “Rojet e urës”, kreu spastrim etnik në zonën veriore të qytetit të Mitrovicës nga banorët shqiptarë vendas. Nën kërcënimin e armëve dhe vdekjes, atë natë, mijëra shqiptarë u dëbuan dhunshëm prej shtëpive të tyre për në jug të lumit Ibër.Gjatë këtij aksioni kriminal të drejtuar nga Serbia, u vranë dhjetë shqiptarë dhe u plagosën 25 të tjerë, qytetarë të Mitrovicës. Sot, 26 vite më pas, i kujtojmë me dhimbje dhe me nderime të vrarët e asaj nate: Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Ata ishin nga 13 vjeç më i riu, deri 65 vjeç më i moshuari”, ka shkruar Kurti.

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte
Mashtrim me prona në vlerë 1.55 milion euro, Prokuroria ndalon dy të dyshuar
Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
Pas aksidenteve fatale, shteti forcon mbikëqyrjen e vendeve të punës me teknologji
Kërkesa e Serbisë për konsullatë në Shkodër ngjall kundërshtime në Tiranë
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu mban sot takim me përfaqësuesit e partive politike