Prishtinë 3 Shkurt 2026 11:18
Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë një aksion për ripozicionimin e kiosqeve në zonën e sheshit të qytetit, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e veprimtarisë së tyre dhe trajtimin e barabartë të të gjithë operatorëve.
Drejtoria e Inspekcionit, në bashkëpunim me Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm, ka bërë të ditur se aksioni nuk ka pasur për qëllim largimin e kiosqeve nga hapësirat publike, por vendosjen e tyre në lokacione më të përshtatshme dhe funksionale.
“Kiosqet janë ripozicionuar në sheshin ‘Adem Jashari’, konkretisht në hyrje të sheshit të qytetit, një lokacion i përshtatshëm dhe i favorshëm për zhvillimin e veprimtarisë tregtare të operatorëve,” bëri të ditur Komuna.
Aksioni është përcjellë nga Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, dhe Drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja.
Komuna e Mitrovicës ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj rregullit urban, trajtimit të barabartë për të gjithë dhe përdorimit të drejtë të hapësirave publike, duke synuar krijimin e një ambienti më funksional dhe të organizuar për qytetarët dhe bizneset.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi