Prishtinë 3 Shkurt 09 :17
Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “vjedhja e rëndë”, në bashkëkryerje dhe në tentativë.
Sipas aktvendimit të gjykatës, masa e paraburgimit prej një muaji është caktuar ndaj të pandehurve L.M., B.H. dhe S.F., shtetas të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj D.T. dhe M.M., shtetas të Republikës së Serbisë.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal, Zajrete Muhaxheri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 01:45, në Kaçanik, të pandehurit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një artari.
Sipas aktvendimit, të pandehurit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, duke përdorur forcë dhe duke thyer, kanë tentuar të depërtojnë në objektin e artarisë. Dyshohet se i pandehuri B.H. ka komunikuar vazhdimisht me telefon me të pandehurin M.M., ndërsa grupi ka qenë i përgatitur me mjete të ndryshme, përfshirë shufra metalike, dana, çelësa, kaçavida, mjet të mprehtë dhe doreza.
Lexo po ashtu
Sipas gjykatës, të pandehurit M.M. dhe D.T. kanë thyer rrethojat e dritareve të hekurta për të depërtuar në artari, ndërsa tre të pandehurit e tjerë kanë qëndruar në një automjet tip VW Caddy, duke vëzhguar situatën. Të dyshuarit janë zënë në flagrancë nga Policia e Kosovës dhe janë përpjekur të arratisen.
Gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar dhe, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Palët janë njoftuar se ankesa ndaj këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi