Prishtinë 3 Shkurt 2026 08:05
Përfaqësuesi Rajonal Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa, ka njoftuar se një delegacion i FMN-së do të vizitojë Kosovën nga sot deri më 13 shkurt, për të zhvilluar konsultimet vjetore në kuadër të Nenit IV me Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit, misioni do të udhëhiqet nga David Amaglobeli dhe ka për qëllim të analizojë zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, të vlerësojë perspektivën ekonomike dhe rreziqet e mundshme, si dhe të diskutojë politikat ekonomike dhe prioritetet reformuese me autoritetet vendore dhe palët kyçe të interesit.
FMN ka bërë të ditur se në përfundim të vizitës, misioni planifikon të publikojë një komunikatë për media si dhe të mbajë një konferencë, ku do të prezantohen gjetjet dhe vlerësimet kryesore të konsultimeve.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi