Prishtinë 2 Shkurt 2026 17:39
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që kalojnë me automjete në Maqedoninë e Veriut se ka nisur monitorimi përmes kamerave inteligjente që do të evidentojnë çdo shkelje në komunikacion.
“Referuar informacioneve zyrtare të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, përmes mekanizmit elektronik të quajtur “Qyteti i sigurt”, ka filluar monitorimi i komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, monitorimi i komunikacionit rrugor bëhet përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente, të cilat evidentojnë automatikisht shkeljet e dispozitave të komunikacionit, në përputhje me legjislacionin përkatës të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se “ky sistem në fazën e parë do të zbatohet në qytetin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10, ku do të evidentohen shkeljet si: tejkalim i shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq, ndalim dhe parkim i parregullt si dhe qarkullim me automjet të paregjistruar”.
“Për automjetet me targa të huaja ku bën pjesë edhe Kosova, nëse shtetasi i huaj kryen shkelje të konstatuar nga sistemi “Qyteti i sigurt”, parashihet njoftim gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Të drejtën për pagesën e pesëdhjetë përqind të gjobës brenda afatit prej tetë ditësh e gëzojnë edhe qytetarët e huaj, ndërsa në rast mospajtimi me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, iniciohet procedurë kundërvajtëse për të huaj para gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.
Këtë njoftim, Policia e Kosovës tha se po e bën me qëllim që qytetarët të kenë kujdes dhe t’i respektojnë dispozitat ligjore gjatë shkuarjes dhe qëndrimit në RMV.

Serbia vazhdon diskriminimin, asnjë shqiptar nga Lugina e Preshevës mes 400 zjarrfikësve të punësuar së fundi
Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte
Mashtrim me prona në vlerë 1.55 milion euro, Prokuroria ndalon dy të dyshuar
Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
Organizata terroriste “Brigada e Veriut” kërcënon me jetë zyrtarët e institucioneve shtetërore të Kosovës
Kërkesa e Serbisë për konsullatë në Shkodër ngjall kundërshtime në Tiranë