Prishtinë 2 Shkurt 2026 13:54
Gjykata Themelore e Prishtinës edhe në rigjykim e ka dënuar me 13 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte në Izbicë Muhamet Alidemajt.
“… Është fajtor se ka kryer veprën penale të bashkëkryerjes ‘Krim i luftës kundër popullsisë civile’ të sanksionuar sipas nenit 142 lidhur me nenin 22 të ish-ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë … të akuzuarin Muhamet Alidemaj e shpall fajtor dhe e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 13 vjetësh”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, në seancën e mbajtur të hënën ku është shpallur aktgjykimi.
Ismaili ka theksuar se në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit, nga 31 marsi i viti 2021.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 12 korrik 2024 e pati shpallur Alidemajn fajtor dhe e pati dënuar me 15 vjet burgim.
Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim.
Në aktgjykimin e shkallës së dytë thuhej se në të mungojnë arsyet për faktet vendimtare që nuk janë vlerësuar në mënyrë të plotë.
Sipas aktakuzës, i pandehuri më 28 maj të vitit 1999, në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës të Komunës së Skenderajt.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi