Prishtinë, 8 Korrik 2025
Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, zjarrfikësi dhe shefi i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, i cili u aksidentua sot rreth orës 15:30 në fshatin Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë.
Ai ishte duke u trajtuar në QKUK, megjithatë humbi betejën pas lëndimeve të marra nga aksidenti.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka thënë se i ndjeri vdiq në krye të detyrës.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut, Kaqun Lima, i cili ndërroi jetë në krye të detyrës duke shërbyer me guxim e përkushtim për mbrojtjen e jetëve dhe pasurisë së qytetarëve. Në emër te Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, në këto momente të vështira shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, shokëve, miqve, kolegëve të Shërbimit te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Gjakovë dhe gjithë Zjarrfikësve në Kosovë. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë, si shembull i sakrificës dhe humanizmit. Me nderim të thellë për jetën e humbur në detyrë duke ndihmuar qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar ai.
Edhe Komuna e Gjakovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“Me hidhërim të thellë, morëm lajmin për humbjen e shefit të operativës në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima, i cili dha jetën gjatë një aksidenti automobilistik në orarin e punës, duke u përkushtuar deri në fund detyrës së tij për të shpëtuar të tjerët. Kaquni ishte një shembull i vërtetë i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës. Me kurajën dhe dedikimin e tij, ai ishte pjesë e historisë së kësaj brigade teksa la pas një trashëgimi të ndershme në shërbim të komunitetit. Veprat e tij heroike dhe zemërgjerësia do të kujtohen për gjithmonë nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. Në këto çaste të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë afër familjes së tij, me lutjen që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të madh”, kanë shkruar në një postim në Facebook.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit