Prishtinë 2 Shkurt 2026 08:31
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në rifillimin e procesit më të madh gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po shkon drejt fundit të gjykimit, ku më 9 shkurt pritet të fillojnë seancat me fjalët përfundimtare të palëve.
Nga 9 deri më 18 shkurt, Prokuroria e Specializuar, trupi gjykues dhe mbrojtja e të akuzuarve do të thonë fjalët e tyre. Në fund, të drejtën për fjalim e kanë edhe katër të akuzuarit, ku secili do të ketë në dispozicion 20 minuta për të dhënë versionin e tij mbrojtës.
Në prag të këtyre seancave, avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, tha se mbrojtja ka kryer punën e saj me dëshmitarë të fuqishëm.
“Mbrojtja do ta paraqesë fjalën përfundimtare. Mbrojtja e ka strategjinë e saj të qartë: nuk ka ekzistuar përgjegjësia komanduese dhe nuk ka ekzistuar e ashtuquajtura ndërmarrje e përbashkët kriminale. Këtë teori mbrojtja e vërtetoi duke thirrur dëshmitarët e saj, të cilët po ashtu vërtetuan se këto dy baza të përgjegjësisë penale nuk përkojnë me katërshen e akuzuar”, tha Qerkini.
Pas fjalëve përfundimtare, janë në dispozicion 90 ditë për vendimin e shkallës së parë për rastin “Thaçi e të tjerët”. Lirimin e tyre e presin edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Me vullnetin më të madh presim lirimin e bashkëluftëtarëve tanë, sepse asnjë faj nuk e kanë, të paktën sa i përket luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për çlirimin e vendit nga një pushtues që s’ka lënë gjë të zezë pa ia bërë popullit tënd nuk është krim; përkundrazi, është nder dhe respekt që mund t’ia bësh kombit tënd. Prandaj, të njëjtën punë e kanë kryer ata burra që sot i kemi në Hagë”, deklaroi Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL të UÇK-së
Gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Gjatë procesit kanë dëshmuar qindra dëshmitarë të prokurorisë dhe shtatë të mbrojtjes, përfshirë përfaqësues amerikanë të shtetit dhe diplomatë të shquar që kishin rol të rëndësishëm gjatë luftës së fundit në Kosovë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj