Prishtinë 2 Shkurt 2026 08:20
Policia e Kosovës ka lansuar versionin e ri të aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë” – më modern, më funksional dhe më i lehtë për përdorim.
Sipas njoftimit, ky aplikacion ju mundëson: raportimin e rasteve edhe përmes videos, ndjekjen e statusit të raportit tuaj në kohë reale, si dhe, për herë të parë, është i disponueshëm edhe për përdoruesit e iPhone në platformën iOS.
“Të gjitha raportimet e qytetarëve përmes aplikacionit mbesin plotësisht konfidenciale, duke garantuar privatësinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja”, thuhet në njoftimin e policisë të publikuar në fund të vitit.
Aplikacioni “Lajmëro Policinë” mund të shkarkohet dhe përdoret nga të gjitha pajisjet teknologjike që mbështesin platformat iOS dhe Android.
Lexo po ashtu
Me vetëm disa klikime, ju mund të kontribuoni drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunitetin tuaj.
“ Shkarkoni aplikacionin “Lajmëro Policinë” në iOS dhe Android. (Shkarko në App Store apo Play Store duke kërkuar “Lajmero Policinë”) Raportoni me besim, Bashkëpunoni me Policinë e Republikës së Kosovës, sepse siguria është përgjegjësi e përbashkët”, shkruan Policia.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi