Mitrovicë e Veriut, 1 shkurt 2026 11:47
Duke pretenduar se po largohen zyrtarët e komunitetit shqiptar nga pozitat e tyre në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Zëvendëskryesuesja e Kuvendit Komunal, Aida Ferati- Doli kritikoi ashpër kryetarin Millan Radojeviq, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të mbajtur më 30.01.2026.Këtë Ferati- Doli e cilësoi si “diskriminim etnik”.
“Në formën më radikale i keni shkarkuar udhëheqësit e sektorëve pa asnjë arsyetim, vetëm pse janë shqiptarë. Kjo gjë që ka ndodhë mua si përfaqësuese e komuniteteve më frikëson shumë, kështu që shikoni këto dhe keni kujdes, se keni shkelur proceduralisht. Gjë të cilën unë rekomandoj që të gjithë të prekurit në këtë procedurë t’iu drejtohen gjykatave, se do t’i fitojnë një nga një”- tha ajo.
Zëvendëskryesuesja theksoi se ky veprim është në kundërshtim me premtimet e kryetarit për një komunë multietnike.
“Ju kur jeni betuar keni thënë se jam kryetar i një komune multietnike dhe do të kujdesem për secilën etni që të jetojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të kujdesem për mirëqenien e tyre. Çka po bëhet tash është krim”- potencoi ajo.
Lidhur me pyetjen e zëvëndëskryesueses se “nëse kish me qenë serb, a do e kishe bërë të njëjtën gjë”, kryetari thot se mjafton të ecni në korridorin e komunës për të vlerësuar përbërjen e të punësuarve.
“Vendimet që po ndjekim sot thjesht pasqyrojnë ato që ka marrë kuvendi i mëparshëm, por është treguar se ato vendime nuk janë respektuar dhe nuk janë zbatuar sipas ligjit. Të gjithë, të nderuar këshilltarë, kur dilni nga kjo sallë, mund të ecni lirisht në korridoret e komunës dhe do të shihni sa serbë janë punësuar aty dhe sa është punuar për të përmirësuar pozicionin e serbëve dhe sa është dashur që të ketë serbë në këtë komunë”- tha ai.
Ndryshe në mbledhjen e Kuvendit Komunal të së premtes u betuan solemnisht asamblistët, u miratua formimimi i komitetit për komunitete, u shfuqizua vendimi për emërtimin e rrugëve dhe u miratua vendimi për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Dy ish- zyrtarë të Komunës së Zveçanit nga komuniteti shqiptar po pretendojnë se u është ndërprerë marrëdhënia e punës padrejtësisht nga ekzekutivi i ri në krye me Dragisha Milloviq.
Në korrik të vitit të kaluar, ata firmosën kontatën me afat të pacaktuar, me akt emërimin e ish kryetarit Ilir Peci.
Kontrata iu shkëput me 10 janar të këtij viti, pas gjashtë muajsh.
Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, thuhet se shkarkimi i tyre ka ndodhur për faktin se gjatë punës provuese nuk kanë ndjekur trajnimet e detyrueshme, buxheti i komunës nuk ka mjete të mjaftueshme për asistent administrativë dhe nuk ekzsiton raporti për vlerësimin dhe rezultatet e punës.
Kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, bashkë me asamblistët e këtyre komunave kanë dhënë betimin më 05.12.2025.

Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
Kandiç i kërkon Serbisë të përballet me krimet e luftës
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu fton në takim kryetarët e partive
Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë
Haxhiu nga gërmimet në Zubin Potok: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet
Rrënohet hoteli ‘Jezero’, vazhdon aksioni për largimin e objekteve në Ujman
Inspektimet në vendpunishte do të bëhen me dronë, Hoti: Vendimi hyn në fuqi nga 1 shtatori