Prishtinë, 30 janar 2026 15:28
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) pritet të shpenzojë rreth 120 mijë euro për transmetimin televiziv të katër ndeshjeve që klubi kosovar FC Drita nga Gjilani do t’i zhvillojë në kuadër të garave të UEFA-s, shkruan Demokracia.com.
Sipas dokumentacionit zyrtar të tenderit, kontrata për “Shërbime teknike për realizimin e ndeshjeve futbollistike të FC Drita sipas standardeve të UEFA-së” është paraparë të nënshkruhet më 6 shkurt 2026, ndërsa vlera totale e saj arrin në 119,960 euro. Procedura është zhvilluar me vetëm një ofertues të pranuar, çmimi i të cilit përkon saktësisht me vlerën përfundimtare të kontratës.
Kontrata pritet t’i jepet kompanisë NGS Productions shpk, me seli në Tiranë, Shqipëri, ndërsa shërbimi përfshin transmetimin e katër ndeshjeve që FC Drita do t’i luajë në kuadër të garave evropiane të UEFA-s.
Sipas specifikacioneve teknike, kostoja mesatare për një ndeshje arrin në rreth 30 mijë euro.
Megjithëse transmetimi i ndeshjeve të klubeve kosovare në arenën evropiane konsiderohet me interes publik, mund të ketë debat nëse kostoja prej 120 mijë eurosh për katër ndeshje është proporcionale dhe e justifikueshme në raport me kapacitetet ekzistuese teknike të RTK-së dhe prioritetet e saj programore.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit