Skenderaj, 8 Korrik 2025
Situata me zjarret në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese.
Sipas njoftimit të fundit nga Agjencia për Menaxhim Emergjent (AME), aktualisht janë 15 vatra aktive të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore në disa komuna të vendit.
Në Komunën e Skenderajt, në fshatin Llaushë, situata është më e rënduar.
“U intervenua nga Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Policia e Kosovës Skenderaj, deri sa me koordinimin e Agjencisë Menaxhimit Emergjent është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter nga kapaciteti i KFOR-it,” thuhet në njoftim.
Në Komunën e Klinës, në fshatin Ujmir, zjarri është aktiv në pjesë malore të vështira për qasje nga toka, ndërsa në Podujevë janë regjistruar katër zjarre aktive në fshatrat Batllavë, Belloshë dhe Hërticë.
Agjencia ka shturar se nuk ka humbje të jetëve të njerëzve, deri sa janë evidente dëmet materiale.
AME apelon tek qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë pa pagesë: 112, 193, 192 dhe të raportojnë çdo person të dyshuar për shkaktim të zjarreve.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit