Mitrovicë, 8 Korrik 2025
📌 Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët për pezullimin e përkohshëm të shërbimeve civile për shkak të ndërprerjes në sistemin qendror të ARC-së
Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët për pezullimin e përkohshëm të të gjitha shërbimeve administrative që lidhen me Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC), për shkak të një ndërprerjeje teknike në sistemin qendror.
Kjo situatë ka prekur të gjitha komunat në territorin e Republikës së Kosovës dhe ka pamundësuar përkohësisht ofrimin e shërbimeve të rëndësishme për qytetarët tanë.
Ndërprerja vjen në një kohë të ndjeshme, kur janë në zhvillim:
-
regjistrimet e nxënësve në shkollat e mesme,
-
aplikimet për subvencione që kanë afate të përcaktuara,
-
si dhe kërkesat e shumta të bashkatdhetarëve që ndodhen në vend për çështje dokumentacioni.
Komuna e Mitrovicës thekson se kjo çështje është jashtë kompetencave komunale dhe i takon nivelit qendror. Megjithatë, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe po përcjellim nga afër zhvillimet.
“E kuptojmë shqetësimin dhe nevojën urgjente për këto shërbime. Ju sigurojmë se sapo sistemi të rikthehet në funksion, qytetarët do të njoftohen menjëherë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit