Prishtinë 29 Janar 2026 13:51
Ndërsa ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe njëri nga propagandistët më të mëdhenj të Beogradit, Aleksandar Vulin, ndodhet në Rusi, mediat ruse kanë transmetuar deklaratat e tij për të ashtuquajturën “Militarizim amerikan të Kosovës”.
Vulin ka krahasuar situatën në Kosovë me “Armën e Çehovit“, duke paralajmëruar se ajo patjetër do të shkrepë, një metaforë që ai e përdori për të përshkruar, sipas tij, rrezikun që paraqet Perëndimi për Serbinë përmes përgatitjes së forcave në Kosovë.
Në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti, Vulin tha:
“Nëse pushka varet në mur në aktin e parë të një shfaqjeje teatrale, në aktin e tretë patjetër do të shkrepë. Nëse u jepni armë shqiptarëve të Kosovës në aktin e parë, ato patjetër do të shkrepin në aktin e tretë. Kërcënimi për Serbinë nuk vjen vetëm nga militarizimi i Kosovës – vendi është i rrethuar nga shtete armike anëtare të NATO-s. Në Kosovë nuk mund të ketë ushtri, përveç KFOR-it, ose forcave të OKB-së apo NATO-s. Kjo është gjithçka. Aktualisht ekzistojnë të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës. Kjo është ushtri. Ushtri që e ka armatosur Perëndimi”.
Deklaratat e Vulinit janë publikuar nga disa portale ruse, përfshirë Rambler dhe Sputnik, dhe vijnë në një kohë kur tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës mbeten të larta, ndërsa Serbia shpesh përdor çështjen e Kosovës për propaganda të brendshme dhe ndërkombëtare.
Analiza e situatës
Shumë ekspertë dhe burime ndërkombëtare e mohojnë pretendimin e Vulinit.
Perëndimi nuk ka militarizuar Kosovën, siç ai pretendon. KFOR-i (Forca e Sigurisë e Kosovës nën komandën e NATO-s) është një mision ndërkombëtar paqësor i vendosur në Kosovë që nga viti 1999, me detyrën për të siguruar paqe, stabilitet dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në vend.
Ky mision nuk ka karakter sulmues dhe nuk ka për qëllim të kërcënojë Serbinë. Burimi / NATO
Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë një institucion i civilizuar dhe paqësor.
Ato ndihmojnë autoritetet në situata emergjente, marrin pjesë në misione ndërkombëtare dhe janë të ndara nga çdo lloj strategjie ushtarake kundër Serbisë.
FSK ka gjithashtu partneritete ndërkombëtare, si ai me Gardën Kombëtare të shtetit të Ajovës në SHBA, përmes programit “State Partnership Program”, që synon bashkëpunim civil dhe përforcim të kapaciteteve paqësore.
Serbia ka një histori të gjatë të përdorjes së çështjes së armatimit dhe forcimit të FSK-së për propagandë.
Deklarata të ngjashme për “kërcënimin e Serbisë nga Kosova” janë shpërndarë edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë këtij viti, duke tentuar të mbajë nën tension opinionin publik dhe të krijojë perceptimin e një rreziku të jashtëm të drejtëpërdrejtë.
Analistët politikë vlerësojnë se deklaratat e Vulinit janë pjesë e një fushate të qëllimshme dezinformuese, e cila përdor retorikën e frikës dhe historinë e tensioneve të rajonit për të arritur qëllime politike në Serbi, duke e paraqitur Kosovën si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare serbe, pavarësisht realitetit ligjor dhe ushtarak në terren.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës