Jam thellësisht i prekur nga vdekja e Agon Zejnullahut – pres që e vërteta të zbardhet sa më shpejt
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan. Ai tha se është thellësisht i prekur nga kjo ngjarje tragjike dhe se menjëherë pas marrjes së informacionit për rastin, ka kërkuar angazhim urgjent dhe profesional të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), si dhe bashkëpunim të plotë nga Policia e Kosovës gjatë hetimeve.
“Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë, që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Lipjan. Menjëherë kam kërkuar reagim urgjent dhe profesional nga IPK, si dhe bashkëpunim të plotë nga Policia e Kosovës. Hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal”, deklaroi Sveçla.
Ai shtoi se në këtë rast është thelbësore bashkëpunimi ndërinstitucional – përfshirë Policinë, Inspektoratin, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë – për të ndriçuar të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë.
Ministri u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, duke theksuar se “askush nuk është mbi ligjin” dhe se “kushdo që shpallet fajtor, do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar”.
“Besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës duhet të ruhet me çdo kusht. Ky besim nuk është vetëm vlerë – është domosdoshmëri për punën e suksesshme të policisë. Ne do ta ruajmë atë me vendosmëri, përmes së vërtetës dhe përgjegjësisë për secilin rast,” përfundoi Sveçla.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit