Prishtinë, 28 janar 2026 07:23
Ka vdekur fëmija që ishte raportuar i zhdukur në Gadime të Lipjanit e që më pas ishte gjetur në lumin e Gadimes.
Mjekja kujdestare në Emergjencën e QKUK-së, Dafina Basholli, ka konfirmuar se i mituri u dërgua aty pa shenja jete.
“Pacienti është sjellë pa shenja jete në Emergjencë”, ka thënë ajo.
I mituri ishte raportuar i zhdukur pasi nuk ishte kthyer nga shkolla gjatë ditës së sotme, 27 janar. E, në orët e mbrëmjes të së martës ai ishte gjetur.
Sipas disa mediave lokale, i mituri ishte gjetur në lumin e Gadimes me shenja jete dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.
Por, nga QKUK-ja u konfirmua se fëmija veçse ishte pa shenja jete në momentin e pranimit.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit