SHBA, 08 Korrik 2025
Revista e njohur “Vogue” ka shkruar një artikull për dhunën ndaj grave, si pjesë e projektit “Le të flasim për dhunimin”, në të cilin ka përfshirë edhe të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman.
“Ka plagë aq të thella saqë dështon t’i përshkruash. Dhunimi është një prej tyre. Ai hesht me forcë dhe më pas me turp—duke i lënë të mbijetuarit të izoluar jo vetëm në dhimbjen e tyre, por edhe në paaftësinë e perceptuar për të folur për të”, nis artikulli i “Vogue”.
Pjesë e këtij projekti “Le të flasim për dhunimin”: Fotografia si dëshmi, rezistencë dhe rikuperim, në mesin e shumë grave është edhe Vasfije Krasniqi Goodman.
Sipas “Vogue” ky projekt është bashkëpunues dhe i ndjeshëm ndaj traumës, ku të mbijetuarit rimarrin në duar tregimin e tyre përmes autoportreteve, duke e shndërruar krijimin e imazheve në një akt të fuqishëm shërimi dhe fuqizimi.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit