Prishtinë, 8 korrik 2025
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka njoftuar se gjendja me zjarret është rënduar ndjeshëm si pasojë e temperaturave si dhe erërave të forta.
Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet se sipas statistikave, në 24 orët e fundit janë shënuar 66 raste të zjarreve.
“Janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve. Vetëm gjatë pasdites së sotme janë raportuar 57 raste. Njësitet zjarrfikëse kanë intervenuar me efikasitet dhe kanë arritur të shuajnë shumicën e tyre”, thuhet në njoftim.
Kjo agjenci gjithashtu bëri të ditur se aktualisht janë aktive 8 vatra zjarri në Pejë, Lipjan, Shtime, Malishevë, Skenderaj, Istog, Ferizaj, Gjilan.
“Gjatë ditës është shënuar rritje e vatrave të zjarrit në disa rajone të vendit. Disa nga këto zjarre kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të tokës dhe pyjeve dhe janë të vështira për t’u lokalizuar për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve. Ekipet zjarrfikëse janë në terren me kapacitete të plota, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe strukturat lokale”.
“Rreziku nga zjarret mbetet i lartë. Agjencia u bën thirrje qytetarëve që: Të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura. Të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë 112, 193, 192. I lusim qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe, në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të raportojnë çdo person të dyshuar për shkaktim të zjarreve”, thuhet tutje në njoftim.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit