Prishtinë 22 janar 2026 12;58
Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Para nënshkrimit, Osmani dhe Trump zhvilluan një bisedë të shkurtër.
“Me krenari të madhe e kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump”, tha Osmani të mërkuren, duke shtuar se Kosova, edhe pse e vogël, mund të japë një kontribut të madh në realizimin e synimeve të Bordit.
Ajo bëri të ditur se po punon ngushtë me Shtëpinë e Bardhë për të siguruar që kontributi i vendit të jetë konkret dhe domethënës.
Disa media ndërkombëtare kanë raportuar se Trump dëshiron që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm. Sipas CNN-it, ata që nuk e paguajnë këtë shumë do të kenë një mandat trevjeçar.
Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina se një pagesë e tillë nuk është kërkuar. “Pra nuk është kërkuar pagesa prej 1 miliard dollarësh. E shihni edhe vet në ftesë”, tha ai.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria ka pranuar ftesën e Trumpit. Ftesa të tilla kanë pranuar edhe udhëheqës të Izraelit, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Bahrejnit, Kanadasë, Argjentinës, Paraguajit, Azerbajxhanit dhe shteteve të tjera.
Trump ka ftuar po ashtu edhe Kinën dhe Rusinë. Por, jo të gjithë që kanë pranuar ftesën nga Trumpi janë zotuar për të qenë pjesë e Bordit. Ftesa për pjesëmarrje është refuzuar nga Franca dhe Suedia.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj