Prishtinë, 21 janar 2026 22:42
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin Ndërkombëtar të Paqes si shtet anëtar themelues. Analistët politikë në vend e vlerësojnë këtë zhvillim si një sinjal pozitiv për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, duke theksuar se përfshirja në një nismë të udhëhequr nga SHBA forcon rolin dhe partneritetin gjeopolitik të vendit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se ka pranuar ftesën personale të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin Ndërkombëtar të Paqes, një nismë e re ndërkombëtare e udhëhequr nga SHBA. Osmani është shprehur e nderuar për këtë ftesë, duke theksuar se Kosova mbetet aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për ndërtimin e paqes dhe sigurisë globale.
“Shpresoj që kontributi i Republikës së Kosovës do të jetë domethënësë për shkak të përvojës tonë në ndërtimin e paqes dhe Kosova është një prej sukseseve më të mëdha amerikane, Aleancës Euroatlantike dhe besoj kemi çka të ofrojmë në aspektin e përvojës, perspektivës dhe vizionit”, theksoi Osmani.
Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova, qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej, tha Osmani.
“Shumë me rëndësi që Kosova në këtë organizatë ndërkombëtare do të jetë e barabartë me të gjitha shtetet tjera”, tha ajo.
Në letrën e tij, presidenti Trump thekson se ftesa drejtuar presidentes Vjosa Osmani vjen në kuadër të një përpjekjeje historike për forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për ndërmarrjen e një qasjeje të re dhe të guximshme ndaj zgjidhjes së konflikteve globale.
Presidenti amerikan rikujton se më 29 shtator 2025 ai shpalli Planin Gjithëpërfshirës prej 20 pikash për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, plan i cili, sipas tij, është përqafuar nga udhëheqësit kryesorë botërorë, përfshirë vendet e Botës Arabe, Izraelin dhe shtetet evropiane.
Analistët politikë në Kosovë e vlerësojnë këtë zhvillim si sinjal pozitiv për pozitën ndërkombëtare të vendit. Sipas tyre, përfshirja e Kosovës në një nismë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dëshmon se vendi trajtohet si partner i rëndësishëm gjeopolitik dhe se përfshirja në iniciativa multilaterale forcon rolin ndërkombëtar të Kosovës.
Afrim Kasolli analist politik theksoi se “Kjo e para nënkupton se SHBA na trajton si partner të tyre gjeopolitik dhe padyshim që është një lajm pozoitiv për Republikën e Kosovës marrë parasysh edhe kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë në ndërtimin e paqes dhe në shtetndërtimin e Kosovës”.
Ndërkohë, një ditë më parë, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar ftesë për pjesëmarrje në Bordin e Paqes, duke paralajmëruar se kërkesa do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj