Prishtinë 20 janar 2026 08:09
Belgjika ka riafirmuar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian e në NATO. Këtë mbështetje ia ka dhënë sot ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, homologut të tij kosovar, Ejup Maqedonci. Ky i fundit i rezervoi mysafirit pritje me nderime të larta ushtarake në Prishtinë.
Avancimi i bashkëpunimit ushtarak ka qenë një nga temat që krerët e ministrive të Mbrojtjes nga Kosova e Belgjika diskutuan mes vete.
“Gjatë takimit u diskutua për akreditimin e afërt të atasheut të mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, avancimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, ministri Francken riafirmoi mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke ritheksuar përkushtimin e këtij shteti mik ndaj së ardhmes euroatlantike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Tutje thuhet se Kosova dhe Belgjika gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta euroatlantike, partneritet të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj