Prishtinë 17 janar 2026 08:44
Profesori universitar Mazllum Baraliu ka paralajmëruar për rreziqe të sigurisë në Ballkan, me theks të veçantë ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, duke i lidhur ato me, siç tha ai, pretendimet ruso-serbe dhe mentalitetin hegjemon ekspansionist që vazhdon të mbizotërojë në udhëheqjen serbe.
Sipas tij, Serbia po shfrytëzon çdo mundësi për t’u armatosur dhe militarizuar, pa nxjerrë mësime nga e kaluara dhe luftërat shkatërruese që i ka humbur.
Baraliu theksoi se klikat udhëheqëse në Beograd janë trashëgimi e politikave të Millosheviqit dhe vazhdojnë të mbajnë një qasje destabilizuese ndaj rajonit.
“Po, Ballkani është i rrezikuar – veçanërisht Kosova, Maqedonia në një masë, Bosnja dhe Mali i Zi nga pretendimet ruso-serbe. Serbia, jo vetëm që të gjitha mundësitë i shfrytëzon për t’u armatosur, për t’u militarizuar, jo vetëm që s’ka marrë mësim nga e kaluara pas gjithë luftërave humbëse dhe shkatërruese për të – megjithatë një mentalitet i tillë edhe hegjemon ekspansionistë që mbretëron në klikat udhëheqëse që janë të trashëgimisë të Millosheviqit e të tjerëve si ai. Nga Rusia armatim, nga Kina armatim nga Franca armatim – është vendi më i armatosur në Ballkan”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai nënvizoi se në këtë kontekst gjeopolitik, roli i Shteteve të Bashkuara dhe i aleatëve perëndimorë mbetet vendimtar për ruajtjen e paqes dhe për pozitën ndërkombëtare të Kosovës në rendin e ri global.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj