Prishtinë, 15 janar 2026 07:09
Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se pas kthimin në funksion të njësisë B1 është duke operuar me kapacitete të plota prodhuese.
KEK ka thënë se kjo garanton stabilitet të prodhimit vendor të energjisë elektrike.
“Duke pasur parasysh se KEK, në operimin e rregullt, angazhon katër (4) njësi prodhuese, rikthimi i Njësisë B1 nënkupton se KEK po operon me kapacitete të plota prodhuese, duke garantuar stabilitet të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe funksionim të qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik. Ndalesa e përkohshme e Njësisë B1 ka qenë rezultat i rrjedhjeve të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës, çështje të cilat janë adresuar me sukses përmes ndërhyrjeve profesionale, sanimeve të planifikuara dhe menaxhimit efikas teknik, të realizuara brenda një afati optimal operacional, pa kompromentuar sigurinë dhe integritetin e njësisë”, thuhet në njoftim.
KEK ka thënë se përgjegjësitë në sektorin energjetik në Republikën e Kosovës janë të ndara qartë me legjislacion dhe licenca përkatëse.
“Që nga viti 2013, përgjegjësitë e KEK sh.a. përfshijnë ekskluzivisht eksploatimin e thëngjillit, prodhimin e energjisë elektrike dhe termike, në përputhje me mandatin ligjor dhe licencat përkatëse. Ndërkaq, furnizimi i konsumatorëve të rregulluar me energji elektrike, sipas licencës përkatëse, është përgjegjësi ekskluzive e kompanisë së furnizimit dhe nuk bën pjesë në kompetencat e KEK sh.a”, thuhet në komunikatë.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi