Prishtinë 14 janar 2026 14:31
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka filluar të mbajë ligjërata për nxënësit në shkolla me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të tyre për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjetet tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në vend.
Sipas njoftimit të FSK-së, ky projekt mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera.
Si i tillë po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorive Komunale të Arsimit,
“Në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorive Komunale të Arsimit, Forca e Sigurisë së Kosovës me Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, kanë filluar realizimin e ligjëratave për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulët në Komunat e Kosovës me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës”- thuhet në njoftimin e FSK-së më 14.01.2026.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi