Hagë, 07 Korrik 2025
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi fazës së Prokurorisë. Radhën e ka mbrojtja, e cila pritet të paraqesë dëshmitarët dhe provat në fund të gushtit. Avokatët kërkojnë që të dëgjohen dëshmitarë me njohuri të drejtpërdrejtë dhe të dokumentohen të dhëna që, sipas tyre, tregojnë manipulime nga Serbia.
Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën vendimtare. Por, sipas avokatit Skënder Musa, akuzat kryesore nuk mund të rrëzohen pa u dëshmuar dëshmitarët e mbrojtjes dhe pa u shqyrtuar provat që ajo do të paraqes. Ai thotë se nuk mund të pritet drejtësi e plotë ne aspektin jurid- formal , duke pasur parasysh që, sipas tij, kjo gjykatë është themeluar me kërkesë të Serbisë.
“Numri i dëshmitarëve të mbrojtjes do të jetë dukshëm më i kufizuar sesa ai i Prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk ka bërë asnjë selektim real të dëshmitarëve. Kemi parë dëshmitarë që nuk kanë pasur as idenë pse janë ftuar të dëshmojnë. Ne që e kemi njohur situatën gjatë dhe pas luftës, kemi parë disa prej tyre të deklaruar publikisht si dëshmitarë të rrejshëm. Megjithatë, nuk besoj se ndonjëri prej tyre ka dëshmuar për krime lufte apo kundër njerëzimit – si trajtim çnjerëzor – sepse këto nuk kanë ndodhur, as gjatë luftës dhe as pas saj”, tha Musa.
Musa shton se Serbia kishte paraqitur si civilë edhe pjesëtarë të forcave të saj të armatosura.
Në këtë fazë, avokati Emrush Kastrati thotë se mbrojtja duhet të sjellë dëshmitarë që kanë njohuri të drejtpërdrejta për luftën dhe për UÇK-në.
“Nëse e sheh të arsyeshme me paraqitjen e dëshmitarëve të apo nëse ka vlerësuar se provat që ka paraqitur organi i akuzës deri më tani nuk kanë ndonjë vlerë juridike që mund të inkriminohen krerët e UÇK-së. Në rast se vlerësojnë se do të ketë dëshmitarë të rinj të mbrojtjes atëherë natyrisht që konferencës statusore mund t’i paraqiten dëshmitarët e mbrojtjes për të vazhduar procesi gjyqësor”, tha Kastrati
Sipas afateve të përcaktuara nga Trupi Gjykues, mbrojtja duhet ta dorëzojë listën e dëshmitarëve dhe provave deri më 21 korrik, ndërsa paraqitja zyrtare e rastit të saj pritet të nisë në fund të gushtit.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi