Prishtinë 10 kaluar 2026 09:13
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se ka vizituar në spital trenjakët e ardhur në jetë në ndërrimin e motmoteve, një fillim simbolik i vitit të ri, plot shpresë e jetë.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Osmani tha se në dhomën ku ndodheshin trenjakët kishte dashuri, forcë dhe përkushtim. Ajo vuri në dukje se përveç trenjakëve, aty ndodheshin edhe dy foshnja të tjera, nënat e të cilave kishin lindur për herë të tretë, duke dëshmuar se familja mbetet një vlerë e fortë e shoqërisë.
Presidentja theksoi se trenjakët po rriten të rrethuar nga dashuria e pakushtëzuar e nënës dhe familjes, si dhe nga përkujdesja maksimale dhe profesionale e personelit mjekësor, të cilët çdo ditë japin më të mirën për jetët më të reja.
“Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë të përbashkët. Mbështetja për nënat, fëmijët dhe familjet duhet të vazhdojë. Uroj që këta fëmijë të rriten me shëndet, dashuri dhe siguri, e që çdo nënë të ndihet e mbështetur, e respektuar dhe e vlerësuar,” theksoi Osmani.

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara